Site icon Telegrafi

Amina Nuroviq: Në Sanxhak jemi shqiptarë, ky rajon duhet t’i kthehet rrënjëve shqiptare

Amina Nuroviq dhe disa shqiptarë të asimiluar të Sanxhakut, janë aktivë në zgjimin kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve.

Lexo po ashtu Shqiptarët e harruar të Sanxhakut dhe “boshnjakët” që flasin shqip (Video)

Shqiptaret e Sanxhakut, ndonëse gjuhën e të parëve e harruan nga dhuna, Amina thotë se do ta flasë shqipen si heronjtë e këtij rajoni, Aqif efendi Blyta, Shaban Polluzha, Bislim Bajgora etj. .

Në një intervistë për Revista Drini, Amira 19-vjeçare që studion në Tutin, thotë se Sanxhaku duhet t’i kthehet rrënjëve shqiptare.

“Familja ime rrjedh prej fiseve shqiptare, si çdo familje tjetër ne Sanxhak”, thotë ajo, duke shtuar se shumëkush e njeh si armike për deklarimet e saj. “Ata janë fajtorë për këtë gjendje në Sanxhak”. /Telegrafi/Për intervistën e plotë, klikoni këtu: Revista Drini/

Exit mobile version