Site icon Telegrafi

Ami, imazh i linjave të njohura nga Kompania Kozmetike Avon

Amarda Toska, një femër me biznes gjithnjë e në rritje, nënë e re dhe një bashkëshorte e përkushtuar përkrah një mashkulli tejet të njohur dhe me humor, vjen tashmë me ‘’kurorën’’ e një lideri kozmetik global- Avon Cosmetics Company.

‘Bashkëpunimi me Kompaninë Avon vjen pas një eksperience 7 vjeçare të kësaj kompanie në tregun shqiptar dhe suksesit të merituar që ka arritur deri tani. Produktet kozmetike janë kthyer në një rol vendimtar në jetën e çdo femre.. ndaj edhe unë nuk i kam shpëtuar dot. Çdo mëngjes pavarësisht nëse më duhet të dal apo të qëndroj në shtëpi nuk harroj kurrë të vendos një vijëzues dhe pak maskarë mbi qerpikë. Por, pas shumë alternativash, veçanërisht tek linja LUXE gjeta komoditetin dhe perfeksionin e çdo produkti! Unë gjithashtu ndihem krenare që jam pjesë e një kompanie për femra dhe që lufton për femrat, një kompani lider global në botën e kozmetikës e cila sjell bukuri në pamjen e çdo femre por edhe nxit realizimin e saj. Një kompani që ka provuar përmirësimin e jetës së një familje dhe ndryshimin në jetën e një gruaje.’’ shprehet Ami.

Kompania Avon Cosmetics Albania, transmeton Living, përzgjedh për të spikatur bukurinë e secilës prej jush me variacionin e produkteve të saj. /Telegrafi/
 

Exit mobile version