Telegrafi

“Bujqit e Maqedonisë duhet të vaksinojn bagëtitë”

Agjencia për Mbështetje dhe Zhvilliim të bujqve, bën thirrje që blegtorët të marrin masa parandaluese për mbrojtjen e sëmundjeve infektive përmes pastrimit të rregullt të objekteve dhe dezinfektimin e hapësirave ku i ruajnë bagëtitë, si dhe të ushqyerit e rregullt për kafshët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temperaturat e larta rrezikojnë bagëtinë me sëmundjet infektive. Për këtë qëllim, në disa rajone, gjegjësisht në Veles, është duke u kryer vaksinimi i bagëtisë, kundër sëmundjes. Në rrethinën e Velesit, kryhet vaksinimi kundër sëmundjes ‘lëkura e pezmatuar’.

Siç informoi dje dr. Dimçe Dimitrievski, drejtor i Stacionit të veterinarisë, me këtë vaksinim janë përfshirë 7 mijë krerë gjedhe në rajonin e Velesit.

Periudha e thatë u ka shkaktuar probleme bujqve, pasi në mungesë të ujit, nuk kanë mundur t’i furnizojnë kafshët dhe nuk kanë mundur t’i realizojnë nevojat që kërkon blegtoria. Agjencia rekomandon për bagëtinë që mbahet në fermë, të shfrytëzohet uji që mbushet nga rrjeti ujësjellës. /Telegrafi/