Telegrafi

AMF: Bursa ngelet e paralizuar

Gjatë një vizite në Milano, në fillim të këtij viti, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kishte diskutuar me përfaqësues të Bursës së Milanos për një listim të mundshëm të disa kompanive të interesuara shqiptare. Sipas zj. Gjoni bizneset shqiptare, edhe në rastin kur janë parimisht të interesuara për Bursën, duket se nuk janë të gatshme të plotësojnë kriteret për regjistrim që kanë Bursat serioze.

Bursa e Tiranës vazhdon të jetë në gjendje apatike dhe, sipas AMF-së, as në këtë drejtim, nuk ka zhvillime./Telegrafi/