Telegrafi

Amerikanja thotë se lindi foshnjën për 40 sekonda

Një grua ka treguar se lindi foshnjën e saj për 40 sekonda, duke thënë se ‘doli vetë jashtë’ pa u munduar.

Cianna Gonzales, 24-vjeçare nga Filadelfia, Pensilvani ishte në përgatitje për procesin e lindjes për tre orë, por pati një lindje të shpejtë kur mirëpriti fëmijën e saj të dytë, një djalë më 8 gusht të vitit 2022, transmeton Telegrafi.

“Fëmija im doli plotësisht vullnetarisht. Nuk më duhej ta shtyja. Ai doli vetë”, tha ajo.

Megjithatë, Gonzalez nuk kishte kryer lindje të shpejtë kur lindi djalin e parë në vitin 2021. /Telegrafi/