Policia ka dhënë detaje rreth asaj që ndodhi në një video virale të një makine që kalonte nëpër akullin e një kanali në qendër të Indianapolis.
Sipas mediave amerikane, përcjell Telegrafi, Departamenti i Policisë Metropolitane të Indianapolis arrestoi 33-vjeçaren Biankia Gleason, gruaja e akuzuar se ishte pas timonit, për vozitje në gjendje të dehur, sipas FOX59.
Oficerët iu përgjigjën thirrjes në vendin e ngjarjes rreth orës 23:00, në natën e Krishtlindjes.
Gleason thuhet se u tha zjarrfikësve që GPS i saj e çoi në kanalin në zonën e Colts Playspace.
Vetura e saj depërtoi në akull dhe ajo doli nga makina me ndihmën e disa njerëzve aty pranë dhe u kontrollua nga reaguesit e parë. /Telegrafi/
Watch the latest video at foxnews.com