Një kuti me mbetje gjirafe është sekuestruar nga agjentët doganorë në një aeroport amerikan pasi një grua i mori me vete për të bërë një gjerdan.
Gruas iu inspektuan gjërat e saj pas mbërritjes në aeroportin Minneapolis-Saint Paul në Minesota më 29 shtator, tha Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së.
Ajo u tha zyrtarëve se mblodhi mbetjet nga një udhëtim në Kenia dhe e mori me vete për të krijuar një gjerdan.
Gruaja nga Iowa, tha se më parë kishte bërë një gjerdan me fekale të një dreri.
Mbetjet e një gjirafe mund të sillen në SHBA me lejet dhe inspektimet e duhura, sipas Radios Publike të Minesotës. /Telegrafi/