Site icon Telegrafi

Amerikanja zbuloi një gjë të papritur në orën e fitnesit të burrit – dhe kjo ia ndryshoi jetën e saj përgjithmonë

Nuk është kurrë mirë të zbulosh se partneri po të tradhton dhe historia e Megan McGee po i shtyn kufijtë.

Amerikanja nga Gerogia ka zgjedhur të tregojë historinë se si e zbuloi “pabesinë e burrit të saj” duke përdorur një pajisje celulari, raporton themirror.

Orët e fitnesit janë një mënyrë e shkëlqyer për njerëzit që të gjurmojnë stërvitjet dhe përparimin, dhe burri i saj mbante një të tillë gjatë gjithë kohës kur shkonte për vrap.

Megan pretendon se ishte ky informacion që e ndihmoi të kuptonte se çfarë po ndodhte dhe jeta e saj u kthye përmbys.

Ajo publikoi një video në TikTok, e cila u shikua nga 2.6 milionë njerëz, ku zbuloi se burri i saj punonte në ushtri.

Ata të dy u kujdesën për shëndetin e tyre duke u stërvitur ndërsa më pas burri tha se nuk i pëlqente më të vraponin bashkë. Jo shumë kohë më pas pasoi një tronditje e re – ai i kërkoi “të bënin një pushim në lidhjen e tyre”!

@meg.c.mcgee Brb, applying for the FBI ??‍♀️ @Strava #fyp #storytime #cheater ♬ original sound – Meg

Megan vendosi të zbulonte se çfarë po ndodhte, “studiova hartën e vrapimit në aplikacionin e tij dhe kuptova se ai kaloi, ndaloi ose qëndroi në adresën ku jeton kolegia e tij. Marrëdhënia e tyre gjithmonë më dukej e çuditshme dhe ata ishin të vendosur së bashku. Kjo e dhënë vetëm sa i konfirmoi dyshimet e mia”, tha ajo.

Ndaj, ajo pretendon se burri i saj ka nisur të vrapojë nga shtëpia e tyre dhe ka përfunduar në shtëpinë e koleges së tyre.

Megjithëse të dhënat nga aplikacioni nuk ishin provë se ai kishte një lidhje, Megan ishte e sigurt për ndjenjën e saj të brendshme.

“Ndoshta nuk e kuptova të gjithë historinë, por mjafton për të kuptuar se ai po më tradhtonte”, tha ajo.

Duket se harta e drejtimit ishte e mjaftueshme për t’i dhënë fund martesës së Meghanit, pasi ajo e quajti bashkëshortin, “ish-burrë”.

Videoja e saj tërhoqi shumë vëmendje dhe shumë njerëz e komentuan historinë e pazakontë.

Një përdorues me sa duket mendoi se mund të hynte në telashe, duke shkruar se “do të më duhet ta bëj privat aplikacionin tim”. /Telegrafi/

Exit mobile version