Site icon Telegrafi

Amerikanja 273 kilogramë, dëshiron të bëhet gruaja më e rëndë në botë

Pesha e saj filloi të shtohej derisa ishte e martuar me burrin e parë, kuzhinier i cili përgatiste ushqime të shijshme për të, ndërsa herë pas herë ia sillte edhe ushqimet që mbeteshin nga restoranti ku punonte.

Kur u shkurorëzuan, menjëherë pas lindjes së djalit të tyre Devin, Donna vazhdoi të shtonte peshë.
U përpoq të humbte peshë, por hoqi dorë pas gjashtë muajsh. Ishte e gatshme edhe t’i nënshtrohej një operacioni në lukth në luftën e saj me kilogramët e tepërt, por hoqi dorë pasi një mik i saj kishte vdekur pas një operacioni të ngjashëm.

Prej atij momenti vendosi të trashej sa më shumë që mundet. Njohu të dashurin e ri, Philippe Gouamba, i cili peshon 82.5 kilogramë dhe është i gjatë 190 centimetra.

Përkundër vërejtjes së mjekëve se ajo më nuk mund të lindë fëmijë, Simpson më 2007 lindi me prerje cezariane vajzën Jacqueline. Pas kësaj edhe zyrtarisht u bë nëna më e trashë në botë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version