Site icon Telegrafi

Amerikanit iu kërkua të vendoste maskën në fytyrë, ai nxjerr armën dhe ia “drejton në fytyrë” klientit

Vincent Bruce Scavetta u arrestua sepse i drejtoi armën një klientit në një dyqan, e cila i tha se do të duhet ta mbajë maskën për fytyrë.

Amerikani 28-vjeçar, i cila shkoi për të bërë pazar në Walmart, Palm Beach, nuk i pëlqeu fakti që një
klienti e urdhëroi ta vendoste maskën gjersa ishte duke bërë blerje, shkruan abc, transmeton Telegrafi.

Ai nuk pranoi dhe filloi të fjalosej me klientin, ku në fund nxori armë dhe ia drejtoi asaj dhe kjo bëri që
policia më pas ta arrestoi për kërcënim.

Theksojmë se maska është e detyrueshme në dyqanet e zinxhirit Walmart nga 20 korriku i këtij viti.

Sidoqoftë, amerikanët nuk kanë dëshirë të mbajnë maska mbrojtëse dhe vetë presidenti, Donald Trump nuk i inkurajoi në fillim qytetarët të veshin maska, duke përmendur lirinë individuale si një arsye.

Ndryshe, Trump dikur është parë në publik me një maskë, dhe së fundmi deklaroi se vesndosja e maskës është “patriotike”. /Telegrafi/

Exit mobile version