Site icon Telegrafi

Amerikania zbulon kontratën e pazakonshme: Nëse i fejuari im më tradhton ndonjëherë, do të më paguajë faturat për tërë jetën

Një vajzë e quajtur Chaylene Martinez nga shteti amerikan i Idahos zbuloi mënyrën se si u sigurua që i fejuari i saj të mos e tradhtonte.

“I fejuari im sapo nënshkroi një dokument ligjor që ne e noterizuam duke thënë se ai duhet të paguajë faturat e mia nëse ndonjëherë më tradhton,” thotë Chaylene në një video të TikTok që ka mbi 8 milionë shikime.

“Pra, nëse më tradhton, ka dështuar veten”, thotë nusja e ardhshme, duke shtuar se nuk e di nëse është shumë e zgjuar apo e çmendur.

@salamiiqueen Replying to @Jlean ♬ original sound – salamiqueen

“I zgjuar dhe i fuqishëm, një dhuratë e vërtetë nga perëndia”. “Kjo është gjëja më e zgjuar që kam dëgjuar ndonjëherë”, “mund të na dërgoni një lidhje në pdf të atij dokumenti”, janë vetëm disa nga komentet.

Martinez shpjegoi se ajo dhe i fejuari i saj, i cili personalisht e shtypi dokumentin, nuk do të ndajnë detajet e asaj “dokumenti” sepse ajo kontratë është unike dhe vlen vetëm për situatën e tyre.

Ajo shtoi se ka probleme me besimin, sidomos me paratë. Kjo është arsyeja pse ajo vendosi të mos zbulojë detajet e asaj kontrate, duke theksuar se mendon se fakti që i fejuari i saj ishte gati ta firmoste ishte në fakt “një gjest shumë romantik”. /Telegrafi/

@salamiiqueen♬ original sound – salamiqueen
Exit mobile version