Site icon Telegrafi

Amerikania s’e pagoi taksinë: Merr një dënim të pazakontë!

Gjyqtari e dënoi gruan me 30 ditë burg, ose për të shmangur këtë denim, ajo duhet të bënte në këmbë rrugën që kishte bërë me taksi pa e paguar.

Victoria Bascom nga Lake County në Ohajo, po udhëtonte mes Cleveland dhe Painsevile, kur ajo u largua nga taksia pa bërë pagesën prej 100 dollarësh.

Gjyqtari Michael A. Cicconetti, i njohur për dënimet e tij “krijuese”, e urdhëroi Bascomin për të shlyer 30 ditë burg për krimin e saj, para se t’i jepte shansin e pazakontë.

Gjyqtari Cicconetti i tha Bascosit “Nëse ju nuk mund të përballoni një taksi çfarë do të bëni? Do të ecni. Ndaj unë mendoj se është e përshtatshme që ju të ecni 30 milje, në vend që të beni burg".

Dhe gruaja e ka pranuar me kënaqësi dënimin dhe brenda 48 orësh ajo duhet të përshkruaj distancën për të cilën nuk pagoi lekët.

Ajo veç kësaj do paguajë 100 dollarshin e taksisë dhe do shërbejë 3 ditë në komunitet.

Kjo është drejtësi!

Exit mobile version