Site icon Telegrafi

Amerikania në pritje të fëmijës së 19 me radhë

Fëmija i Michelle e Jim Bob Duggar nga Tontitown do të lind në mars të vitit të ardhshëm. Në atë kohë do të bëhet baba edhe djali i tyre më i madh, 21-vjeçari Josh, i cili është martuar vitin e kaluar.

Familjes Daggar i është dedikuar emision "18 Kids and Counting" në kanalin televiziv kabllor TLC.

Familja Daggar, e cila jeton në një shtëpi me sipërfaqe prej 650 metrash katrorë, kanë deklaruar se do të bëjnë fëmijë derisa Michelle të jetë në gjendje të lind.

Exit mobile version