Një grua që së fundmi finalizoi divorcin zgjodhi ta ‘festonte’ këtë rast duke i vënë flakën fustanit të nusërisë.
Lauren Brooke, 31-vjeçare ishte e martuar për një dekadë me ish-bashkëshortin, pasi u kurorëzuan në tetor të vitit 2012. Ata u ndanë në shtator të vitit 2021, por përfunduan procedurat e divorcit në janar të këtij viti, transmeton Telegrafi.
Dhe për të shënuar këtë rast, Lauren kërkoi ndihmën e mamasë së saj, 58-vjeçares, Felicia Bowman, dhe shoqes së saj më të mirë për të bërë një fotosesion “fuqizues” ku i vuri flakën fustanit të nusërisë.
Lauren, nga Karolina e Veriut, SHBA tha: “Qëllimi ishte të tregoja faktin se divorci është i vështirë, i shëmtuar dhe i dhimbshëm për të gjitha palët e përfshira. Kishte ditë kur çdo mëngjes zgjohesha dhe qaja. Kishte raste kur mendoja jeta ime nuk do të përmirësohej, por është përmirësuar”.
“Ne po divorcohemi, por duhet të punojmë me njëri-tjetrin për pjesën tjetër të jetës për të rritur fëmijët tanë”.
“I mbijetova. Nuk qaj më në mëngjes kur zgjohem. Jam në një vend më të mirë”.
Nëna e dy fëmijëve tha se fotosesioni e ndihmoi atë ta fitonte jetën e saj pas divorcit dhe këmbënguli se në vend që të ndihej “e trishtuar” gjatë xhirimeve, ajo në fakt ndihej e “fuqizuar”. /Telegrafi/