Nuk ishte shitja e një pajisje automjetesh që e futi një burrë në Missouri në telashe me autoritetet policore, por më tepër ajo që u përfshi në foton e bërë nga ai.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ishte një “qese e madhe droge” – së bashku me një shiringë dhe lugë në tryezën e kafesë në sfond – u vu re në foto siç u shpërnda nga Zyra e Sherifit të Stone County.
Në postimin në Facebook, sherifi Doug Rader tha se një nga “qytetarët më të mirë” të qarkut të tij e lajmëroi atë për postimin në Facebook.
Ai më pas i kërkoi një detektivi të hetonte rastin.
Kështu, të mërkurën, autoritetet u shfaqën në shtëpinë e burrit me një urdhër për të kontrolluar shtëpinë e tij.
“Mund ta imagjinoni se ai u befasua!!”, shkroi Rader. “Ai kishte drogë dhe një pistoletë që i është e ndaluar t’i ketë!”.
Burri u arrestua, tha Rader, dhe pajisjet e tij të veturave nuk janë më në shitje.
Burri i Reeds Spring që postoi foton u akuzua për trafik droge dhe posedim të paligjshëm të një arme zjarri.
Ai është një kriminel i dënuar dhe ka “dënime për rezistencë ndaj arrestimit, sulme familjare të shkallës së tretë, posedim të një substance dhe rrezikim të mirëqenies së një fëmije ndër të tjera”. /Telegrafi/