Historia është rrëqethëse dhe është e qartë se do të mbetet përgjithmonë e mbuluar me mister.
Portali i famshëm, BuzzFeed u kërkon përdoruesve çdo muaj të zbulojnë situatat më të çuditshme që kanë përjetuar dhe kjo është e veçantë.
Babai i vajzës atëherë pesëvjeçare kishte një xhaxha me emrin Jimmy ndërsa vajza nuk e takoi kurrë sepse ishte e vogël kur ai vdiq.
Për të njëjtën arsye, ai nuk e përmendi, megjithëse e donte shumë.
Historia e çuditshme ka ndodhur pas varrimit të xhaxhait të madh.
“U ktheva në shtëpi dhe gjeta vajzën time në dhomë. Ajo po luante Uno. E pyeta me shaka “Kush po fiton?” tha burri.
Biseda mori një kthesë rrëqethëse kur vajza pesëvjeçare u përgjigj, “Xhaxhi Jimmy po fiton”.
Babai pranon se ishte i befasuar dhe vetëm kur vajza mbushi 14 vjeç, ai vendosi të përmendte situatën e pabesueshme.
“Ajo e kujton ende lojën me të. Ai ishte personi im i preferuar dhe më vjen mirë që e ka njohur, të paktën në këtë mënyrë”, përfundoi ai. /Telegrafi/