Site icon Telegrafi

Amerikani u gjakos për ditë të tëra, mjeku më pas i hoqi 150 insekte të gjalla nga hunda

Një histori e pabesueshme vjen nga Jacksonville (Florida), ku një mjek hoqi 150 insekte të gjalla nga hunda e një pacienti.

Burri i paidentifikuar vuante nga gjakderdhja e hundës që nga tetori i vitit të kaluar, por kontaktoi me specialistë vetëm kur fytyra dhe buzët i ishin fryrë.

“Nuk mund të ngrihesha pa më gjakosur nga hunda. Kur erdha për ekzaminim, doktori më tha se “unë shoh diçka që lëviz”, tha pacienti.

Dr. David Carlson kreu një ekzaminim me një aparat fotografik dhe më pas pa dhjetëra insekte që ushqeheshin me inde të buta, gjë që shkaktoi inflamacion, raporton New York Post.

“Madhësia e insekteve ndryshonte, por më të mëdhenjtë ishin si fundi i gishtit tim të vogël”, shpjegoi doktori.

Ai shton se ka hequr edhe larvat që kanë hyrë në indet e buta dhe gjatë ndërhyrjes ka përdorur instrumente të ndryshme.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video që mund të jetë shqetësuese për disa lexues dhe në të shfaqen skena të tmerrshme në zgavrën e hundës së pacientit.

“Insektet ishin afër bazës së kafkës, mu nën tru. Nëse do të kishin kaluar, mund ta kishin vrarë”, tha Carlson.

Pacienti supozon se parazitët i kanë përfunduar në hundë pasi ka pasur kontakt me një peshk të ngordhur. /Telegrafi/

Exit mobile version