Një eksplorues amerikan ka gjetur mbeturina plastike në shtratin e detit duke thyer rekordin për zhytjen më të thellë.
Siç shkruan bbc, përcjell Telegrafi, Viktor Vescovo zbriti rreth 11 km (shtatë milje) deri në vendin më të thellë në oqean – Kanali Mariana i Oqeanit Paqësor.
Ai kaloi katër orë duke eksploruar fundin, me pajisjen e tij, të ndërtuar për t’i bërë ballë presionit të madh të thellë.
Ai gjeti krijesa deti, por gjithashtu gjeti një qese plastike dhe mbështjellëse të ëmbëlsirave.
Një veprim i tillë po vlerësohet si i treti që njerëzit kanë arritur thellësitë ekstreme të oqeanit.
Zhytja e parë në fund të kanalit Mariana u zhvillua në vitin 1960 nga anëtari i Marinës amerikane Don Walsh dhe inxhinieri zviceran Jacques Piccard në një anije të quajtur batyskapesh Trieste.
Ndërkohë, regjisori i filmit James Cameron më pas bëri një zhytje gjysmë shekulli më vonë në vitin 2012.
Zhytja e fundit, e cila arriti shënon numri 10.927m nën valët, e bënë Viktor Vescovën mbajtësin e ri të rekordit.
Por, siç shkruan mediumi zviceran blick.ch, përcjell Telegrafi, gjatë ekspeditës së tij, Vescovo mbante pesë flamuj në krahun e tij: atë të Kombeve të Bashkuara, Shteteve të Bashkuara, stemën e Teksasit (vendit të tij të lindjes), ato të New York Explorer Club, si dhe shqiponjën dykrenore shqiptare.
Mediumi zviceran shkruan se siç shpjegohet në faqen e Five Deeps Expedition, flamuri shqiptar është vendosur në nderim të një partneri të vjetër të Vescovos, i cili është nga Shqipëria.
Sipas faqes së internetit, thuhet tutje, flamuri “Kuq e Zi” është një vlerësim për këmbënguljen e popullit të madh shqiptar dhe “sidomos një gruaje shqiptare”, e cila gjithmonë mbështet aktivisht ekspeditën. /Telegrafi/