Një burrë ka “festuar” 50 vjetorin prej kur ai filloi ta hante të paktën një hamburger Big Mac për çdo ditë.
Donald Gorske, një 68 vjeçar nga Milwaukee i Wisconsin, të martën e festoi thyerjen e rekordit e të ngrënit të një Big Mac-u, pasi që këtë rekord e kishte filluar tek para 50 vitesh, më saktësisht me 17 maj të vitit 1972, përcjell Telegrafi.
Today's the day for Don Gorske! 🚨
He has eaten a Big Mac from @McDonalds EVERY DAY for the last 50 YEARS! 🍔
Here's his story 👇 pic.twitter.com/L93K32RI6v
— Guinness World Records (@GWR) May 17, 2022
Sipas Gorkse-it, i cili në vitin 1990 e theu Rekordin Botëror Guiness për më së shumti Big Mac të ngrënë me 15,490, ai përsëri në gushtin e vitit të kaluar ai e arriti shifrën e 32,340 Big Mac-ave.
Sipas tij, përgjatë këtyre 50 viteve, kanë qenë vetëm 8 ditë në të cilat ai nuk ka mundur ta hante një Big Mac ose dy në rrjetin e ushqimeve të shpejta të McDonalds.
“Kam qejf ta them se e kam numëruar çdo Big Mac që unë e kam ngrënë gjatë jetës sime”, ishin fjalët e Gorske. /Telegrafi/