Telegrafi

Amerikani theu 63 lapsa për 30 sekonda, duke thyer një rekord interesant

Një burrë nga Idaho, SHBA theu 63 lapsa në një periudhë kohore prej 30 sekondave, duke thyer kështu rekordin.

David Rush i cili më parë theu rekordin e thyerjes së lapsave për 1 minutë, tha se se fillimisht e kishte të vështirë të thyente 50 lapsa në periudhën kohore prej 30 sekondash, transmeton Telegrafi.

Amerikani tha se i duhej të praktikonte.

Ai tha se më në fund gjeti ritmin e tij dhe në ditën e tentimit ai theu më shumë se 2 lapsa në sekondë, për një total prej 63. /Telegrafi/