Site icon Telegrafi

Amerikani shkroi aventurën fantastike në telefon mobil

Peter Brett shkroi romanin e tij të parë “përrallën për të rriturit” me titull “The Painted Man” në aparatin e tij “HP Ipaq 6515”, derisa po shëtiste me trenin nëntokësor nga Brooklyni deri në Times Square.

Rolin kryesor në këtë vepër e kanë demonët, të cilët dalin nga korja e tokës për tu ushqyer me njerëz. Njerëzimi është në një periudhë të errët dhe njëri prej personazheve përdor tatuazhet e veta për tu mbrojtur nga demonët.

Jeremy Bolt, producenti i filmit të suksesshëm “Resident Evil” tha për gazetën “New York Daily News” se filmi i parë me një buxhet prej 100 milionë dollarëve do të xhirohet në formatin 3D.

Romani i parë i Peter Brettit është shitur në 100.000 kopje në 17 shtete, derisa vazhdimi me titull “The Desert Spear” tashmë është futur në listën e “bestsellerëve” edhe pse është publikur në prill.

Brett momentalisht është duke shkruar romanin e fundit, ndërsa shëtitja me tren i ndihmon të inspirohet. /Telegrafi/
 

Exit mobile version