Telegrafi

Amerikani shënon rekord botëror për veshjen e 10 bluzave në vetëm 15.03 sekonda

Një burrë nga Idaho, SHBA, ka shënuar rekord të ri botëror Guiness duke veshur 10 bluza në vetëm 15.03 sekonda.

David Rush, i cili ka thyer më shumë se 250 rekorde botërore, edhe më parë ka bërë të njëjtën gjë për 15.61 sekonda, përcjell Telegrafi.

Por së fundmi, ai zyrtarisht mori titullin e rekordit për veshjen më të shpejtë të 10 bluzave.

Më parë, ai fitoi tituj për numrin e bluzave të veshura në një minutë dhe në 30 sekonda.

Bëhet e ditur se Rush ka synimin për të mbajtur titujt më të njëkohshëm të rekordeve botërore, vend ky i cili kryesohet nga rekorderi italian, Silvio Sabba me 182 tituj. /Telegrafi/