Site icon Telegrafi

Amerikani ‘rrëfehet” nga burgu i Koresë së Veriut

Një qytetar amerikan, i cili është i burgosur në Korenë e Veriut që nga fillimi i janarit, është shfaqur në televizionin shtetëror, ku ai rrëfehet për kryerjen e “krimeve të rënda” kundër këtij shteti.

Otto Warmbier, një student 21 vjeçar, tha të hënën se ai “ka kryer krimin duke e nxjerrë një slogan politik nga zona e dedikuar vetëm për stafin, në Hotelin Ndërkombëtar Yanggakdo.”

Ai e pranoi se e ka marrë atë nga një kishë, e cila i kishte ofruar atij pagesë për këtë gjë.

Koreja e Veriut shpesh i burgosë qytetarët amerikanë, përfshirë edhe vizitat e profilit të lartë, nga personalitetet amerikane. Personat që kanë qenë të burgosur në këtë shtet kanë thënë se janë detyruar që të rrëfehen, deklarata që më vonë i kanë tërhequr, transmeton Rel.

SHBA-të dhe Kanada i kanë paralajmëruar qytetarët e vetë që të mos udhëtojnë për në Korenë e Veriut.

Exit mobile version