Site icon Telegrafi

Amerikani qëndroi 40 ditë e net pa gjumë

Libri i rekordeve Guinness nuk përcjellë rekorde të tilla për shkak të rrezikut për shëndetin. Fotografi 27 vjeçar nga Los Angelesi njoftoi në blogun e tij se pasi që qëndroi 40 ditë i zgjuar tash dëshiron të shohë se sa gjatë do të flejë.

Natyrisht, Shields thotë se nuk pajtohet me ata që thonë se një gjë e tillë është e pamundur. Shields gjatë ditës merret normalisht me profesionin e tij si fotograf. Mjeku Michael Breus i specializuar për çrregullimet e gjumit e quajti këtë përpjekje si të rrezikshme dhe tërhoqi vërejtjen se pagjumësia shkakton halucinacione dhe paranojë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version