Site icon Telegrafi

Amerikani po i hap probleme Kastriotit

Ai u paraqit në sfidën ndaj Pejës, e cila nuk kishte domethënie shumë të madhe për skuadrën, teksa nuk pranoi të luante ndaj Trepçës, një sfidë të cilën ferizajasit mund ta fitonin. Kapiteni i klubit dhe njëherësh njeriu, ndër të vetmit, që po mundohet ta mbaj në garë Kastriotin, Visar Xhemajli, ka theksuar se përforcimi amerikan nuk dëshiron të luajë me skuadrën, teksa po jep arsyetime që nuk qëndrojnë.

“Ne kemi arritur një marrëveshje të mirë me të, por që pagesa nuk është në nivelin e duhur. Po të kishte para, ai më siguri do të luante. Kësisoj, po duhet të pajtohemi me vendimet e tij. Në ndeshjen e fundit ndaj Trepçës ai na tha se po ka probleme me shpinën, por një gjë e tillë nuk qëndron”, theksoi për gazetën Arena, Xhemajli. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version