Telegrafi

Amerikani përballet me ariun për të shpëtuar qenin e tij

Një burrë nga Karolina e Veriut përdori një shkop ecjeje për të mbrojtur qenin e tij nga një ari i uritur, i cili synonte që ta hante terrierin e racës Yorkshire.

John Koerber, 67 vjeç, nga Beechwood Lakes, në periferi të Hendersonville në Henderson County, tha se qeni i tij me emrin Chewbacca, i njohur ndryshe si ChewB, e zgjoi atë për të kryer nevojën rreth orës 4 të mëngjesit, rreth një orë përpara kohës së zakonshme.

Koerber e lidhi ChewB në një zinxhir që tërhiqej dhe e nxori jashtë në errësirë për të kryer nevojat e tij, shkruan UPI, përcjell Telegrafi.

Koerber i tha Hendersonville Times-News se ai vuri re se ChewB e ktheu “kokën në mënyrë të befasishme drejt pyllit”, e ndjekur nga tingulli i “një lloj ulërime tepër të thellë”.

Ariu u shfaq papritmas dhe u hodh drejt qenit, tha Koerber.

Tutje ai shtoi se e tërhoqi shpejt ChewB-in përsëri drejt tij dhe u nis për të mbrojtur ariun me një shkop ecjeje.

Ariu i bllokoi dyshes rrugën e kthimit drejt derës dhe ChewB gjeti guximin dhe u hodh drejt ariut, i cili u përgjigj duke shtrirë kthetrat drejt qenit.

“Ariu i dha edhe një goditje tjetër, dhe unë lëshova një ulërimë të thellë ‘Jo’, dhe e godita në kokë edhe një herë. Dhe ai u tërhoq mjaftueshëm, kështu që hyra brenda dhe e mbylla derën”, deklaroi Koerber. /Telegrafi/