Site icon Telegrafi

Amerikani Malcolm Armstead i bashkohet përfaqësueses së Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll gjatë ditës së djeshme ka filluar përgatitjet për Eurobasket 2021.

Seancës stërvitore i është bashkuar edhe basketbollisti amerikan, Malcolm Armstead, i cili u paraqit i plotë në palestër.

Madje, lojtari 29-vjeçar ka stërvitur dy herë – paradite dhe pasdite- nën urdhrat e trajnerit, Damir Mulamerovic.

Por, peshën e fanellës fundori organizator do të ndiejë gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë, e cila do të zhvillohet të dielën në kuadër të parakualifikueseve për evropian.

Kujtojmë se ai është amerikani i katërt i natyralizuar pas Justin Doellmanit, Scott Bamforthit dhe Shawn Jonesit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth përfaqësueses së Kosovës në basketboll

Ndryshe, Kosova duelin me Rumaninë do ta zhvillojë më 24 shkurt (e diele) në ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kosova bën gara në Grupin B dhe në tri duelet e para ka pësuar disfata, dy herë nga Maqedonia dhe një herë nga Rumania, ndërsa e ka edhe një shans në muajin gusht për ta siguruar një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version