int(1) Amerikani kapi peshkaqenin gjigant me ndihmën e një droni - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Amerikani kapi peshkaqenin gjigant me ndihmën e një droni

Një burrë nga San Antonio përdori një dron në betejën e tij kundër një peshkaqeni tigër 2.8 metra gjatë fundjavës në Port Aransas, një qytet plazhi i Teksasit rreth 32 kilometra në lindje të Corpus Christi.

Michael Ploch tha se ai përdori një dron për ta hedhur grepin e tij në oqean qindra metra në det të hapur, transmeton Telegrafi.

“Ishte rraskapitëse, por emocionuese të kapja një nga peshkaqenët e listës sime”, tha Ploch, për të parë videon klikoni këtu.

“Kam peshkuar në ujërat e kripura për pesë vjetët e fundit, por kam qenë mirënjohës që kam mësuar shumë udhëzime nga peshkatarët vendas që më ndihmuan të zbarkoja këtë peshk”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version