Telegrafi

Amerikani kapet me elektroshok në Aeroportin e Prishtinës

 

Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin, shtetas amerikan i cili po udhëtonte për në Frankfurt dhe gjatë kontrollit në valixhen e tij është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok.

Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur në Aeroportin e Prishtinës gjatë ditës së djeshme.

Me urdhër të prokurorit është liruar të udhëtojë, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.