Telegrafi

Amerikani Jordan Martin është përforcimi i radhës te KB Peja

Jordan Martin (Foto: Facebook/KB Peja)

Klubi basketbollistik, Peja, është duke vazhduar me përforcimin e skuadrës me transferimet e reja.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, nga ky klub është bërë e ditur se e kanë angazhuar në radhët e veta basketbollistin amerikan, Jordan Martin.

“KB Peja ka transferuar krah qendrën amerikane Jordan Martin. Lojtari në fjalë vitin e kaluar ka qenë pjese e ekipit Targu Jiu në Liga Nationala të Rumanisë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KB Peja

“Ka qenë njeri ndër lojtarët më të mirë të trapezit në Rumani duke shënuar 21.6 pikë për ndeshje dhe 13.1 kërcime për ndeshje”.

“Mirë se vjen Jordan Martin”, është urimi që i është bërë në faqen zyrtare të klubit pejan.  /Telegrafi/