Site icon Telegrafi

Amerikani i jep vajzës një biletë lotarie – ajo fiton katër milionë dollarë

Një grua nga Michigan mori një dhuratë të rastësishme prej babait dhe përfundoi duke fituar një çmim lotarie prej 4 milionë dollarësh.

Gruaja 26-vjeçare nga Oakland County tregoi për zyrtarët e Lotarisë së Michiganit se biletën gërvishtëse ia dha babai i saj.

“Babai im bleu një biletë loje të menjëhershme $150,000,000 Spectacular dhe ma dha mua. U befasova kur ma dha dhe e pyeta pse ma bleu. Ai më tha se ishte një ‘dhuratë pa arsye’, gjë që më duk shumë e bukur nga ana e tij”.

Kjo dhuratë rezultoi të kishte një vlerë shumë më të madhe se 30 dollarët që babai i saj kishte paguar për biletën, shkruan upi.com.

“Kur e gërvishta biletën, mbeta e shtangur kur pashë që kisha fituar 4 milionë dollarë. Ndjeva kaq shumë emocione. Bërtita. Qava. Jam ende e shokuar që fitova 4 milionë dollarë”, tha ajo.

Fituesja tha se do ta vendosë shumën e çmimit në kursime. /Telegrafi/

Exit mobile version