Site icon Telegrafi

Amerikani i mbijetoi rënies nga kati i 40-të

Dëshmitarët dhe policia thanë se Magill 22 vjeçar të martën kërceu nga rrokaqielli në rrugën 63 të New Yorkut. Ai ra në automobilin Dodge Charger dhe u fut brenda përmes xhamit të pasmë. Për fat ky njeri shpëtoi.

Sipas raportit nga spitali ai pas rënies kishte thyer këmbët, por nuk u njoftua nëse gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Policia ende po vazhdon hetimet dhe nuk dihet pse amerikani vendosi të kërcejë nga ndërtesa. /Telegrafi/

Exit mobile version