Site icon Telegrafi

Amerikani i Bashkimit në rini tentoi të bëhej yll filmi

 Që bëhet fjalë për basketbollist cilësor, te Bashkimi janë bindur menjëherë. Por me cilësitë e tij janë njohur edhe Sigal Prishtina, Peja e skuadra të tjera të Kosovës e të Ligës Ballkanike në basketboll, shkruan sot “Koha Ditore”.

Jones është i veçantë për dallim nga pjesa tjetër e lojtarëve të huaj që kanë luajtur e luajnë në Kosovë, për diçka që nuk ka të bëjë me basketbollin. Ai në moshë më të re ka bërë karrierë edhe si aktor.

“Për aktrim nuk kam dëshirë të flas shumë. Ishte diçka që ka ndodhur shumë kohë më parë në jetën time”, ka thënë Jones, të enjten, për gazetën.

Amerikani 30-vjeçar luan si krahqendër, ndërsa është i gjatë 203 centimetra. Skuadrës prizrenase Bashkimi iu bashkua më 11 nëntor. Prej atëherë, Bashkimi i ka luajtur tri ndeshje në Ligën Ballkanike dhe pesë tjera në kampionatin e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version