Site icon Telegrafi

Amerikani humbi ndjenjat në timon dhe përfundoi në pishinë

Videoja e mëposhtme është shfaqur në rrjetet sociale dhe tregon veprimin e një oficeri policie në Cobb County të Georgias, SHBA.

Ai iu përgjigj një telefonate se një grua humbi kontrollin e automjetit të saj dhe u fut në pishinën e një kompleksi apartamentesh. Ajo qëndroi në kabinë dhe ekzistonte rreziku që të lëndohej.

Ngjarja ka ndodhur më 22 shkurt dhe është regjistruar nga një kamerë e ngjitur në uniformën e rojës.

Mund të shohim që vetura qëndroi sa më shumë në pëlhurën e gomuar që mbulonte pishinën dhe nuk u fundos menjëherë. Polici nuk humbi kohë dhe me shkopin e tij theu dritaren anësore për të hapur derën.

Gjegjësisht, gruaja ka humbur ndjenjat para se të zbriste nga rruga, kështu që ka mbetur në ulëse. Roja e tërhoqi në vend të sigurt dhe më pas u dërgua në spital.

Autoritetet njoftojnë se ndaj saj nuk do të ngrihet asnjë akuzë. /Telegrafi/

Exit mobile version