Telegrafi

Amerikani fiton në lotari për të gjashtën herë

Një burrë nga Idaho në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka fituar gjashtë herë në lotari.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Bryan Moss, nga qyteti Meridian, fitoi të enjten një çmim prej 250 mijë dollarësh nga një lojë ‘gërvishtëse’ e njohur si Crossword, derisa lajmin e konfirmoi Lotaria e Idahos.

Sidoqoftë, është hera e parë që Moss fiton çmim kaq të lartë të parave, dhe është shuma më e madhe e ‘ndarë’ ndonjëherë nga kjo lotari.

Moss i cili zotëron dyqanin shëndetësor Newko Sport dhe Nutrition, tha për lotarinë se ai luan rregullisht.

Shtesat e kësaj lotarie janë ndarë për shkollat publike të Idahos dhe për Fondin e Ndërtimit të Përhershëm, i cili mbështet objektet e operuara nga shteti si kolegjet dhe universitetet.

Në total, gjatë historisë së lotarisë shtetërore, 961.5 milionë dollarë janë dhënë për këto dy njësi.

“Jam krenar që ndihmoj në mbështetjen e shkollave publike këtu në Idaho, dhe kjo është arsyeja pse unë luaj”, tha Moss në një deklaratë. /Telegrafi/