Telegrafi

Amerikani fitoi një xhekpot prej 1.2 miliard dollarësh në lotari

Një amerikan i paidentifikuar fitoi dje një xhekpot me vlerë 1.28 miliard dollarë në lotarinë Mega Millions.

Numrat me fat ishin 13, 36, 45, 57 dhe 67. Ky është çmimi i dytë më i madh Mega Millions në 20 vjetët e fundit, raporton cnn.

Për kujtesë, në vitin 2018, një burrë nga Michigan fitoi gjithashtu një miliard dollarë. Numrat që përbëjnë këtë shumë marramendëse parash janë 4, 26, 42, 50, 60 dhe 24.

Fitimi më i madh i arritur ndonjëherë në lotarinë amerikane ishte 1.58 miliard dollarë dhe fituesi u bë i ditur në janar të vitit 2016.

Timothy Schultz, i cili fitoi xhekpotin e Powerball prej 28 milionë dollarësh në vitin 1999, dhe që tani pret një podcast kushtuar lotarisë, i tha CNN se një fitore e tillë, natyrisht, ndryshon shumë gjëra në jetë, por që personi në thelb mbetet i njëjtë.

Ndryshe, Biletat e Mega Millions shiten në dyqanet e 45 shteteve amerikane, duke përfshirë Uashington DC dhe Ishujt e Virgjër të SHBA. Biletat shiten online në Georgia, Illinois, Kentucky, Michigan, New Hampshire, North Carolina, North Dakota, Pennsylvania, Virginia. /Telegrafi/