Telegrafi

Amerikani fitoi dy çmime prej 100,000 dollarësh për shkak të gabimit të shitësit, por ky nuk është fundi i historisë së çmendur

Timothy Emerick nga Karolina e Veriut, fitoi dy xhekpote në Powerball pas një gabimi të një shitësi biletash.

Kështu ai u pasurua për 200 mijë dollarë dhe historia e jashtëzakonshme u raportua nga shumë media botërore.

Timothy shkoi në dyqanin e BJ’s Membership Club i etur për të provuar fatin e tij, raporton UPI.com.

“Shitësi printoi aksidentalisht dy bileta me numra të njëjtë, kështu që vendosa t’i blej të dyja”, tha ai.

Të dy dolën fitues, por kjo nuk është fundi i historisë së çmendur.

Timothy planifikon t’i japë gjysmën e parave, pra 100 mijë dollarë vëllait të tij.

“Gjithmonë kam thënë se do t’i ndajë paratë nëse i marr. Ai është gjithmonë pranë meje, sa herë që kam nevojë për të dhe ai meriton një çmim. Ai me siguri do të bënte të njëjtën gjë nëse do të ishte në vendin tim”, tha amerikani.

Timothy do të shpenzojë pjesën tjetër të çmimit për të paguar faturat dhe pjesën tjetër ndoshta për t’u argëtuar. /Telegrafi/