Burri nga Idaho i ka shtuar një tjetër titull emrit të tij duke dribluar një top basketbolli për më shumë se një orë me sytë e lidhur.
David Rush tha se përpjekja e tij e parë për të dribluar topin me sy të lidhur zgjati për 1 orë, 55 minuta dhe 21 sekonda, por u skualifikua sepse ai u ul në një karrige gjatë përpjekjes.
Ai bëri një përpjekje të dytë, këtë herë në pozicionin e miratuar nga Guinness, përcjell Telegrafi.
“Gabimet ishin të lehta për t’u bërë, por unë isha i vendosur”, tha Rush.
Përpjekja përfundoi pas 1 orë, 37 minuta dhe 2 sekonda, kohë kjo e mjaftueshme që Rush të shënonte rekord botëror. /Telegrafi/