Site icon Telegrafi

Amerikani deshi ta paguajë dënimin me 2500 monedha

“Jam i gatshëm të pres derisa t’i numëroni të gjitha paratë për tu bindur se i keni deri në centin e fundit”, Yahoo! Finance citon Westin të ketë thënë. Klinika thirri policinë dhe West u dënua 140 dollarë për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Në raportin e policisë thuhet se centët ishin shpërndarë në sportel dhe nëpër dysheme.

Zyrtarët e klinikës thanë se ata kanë qenë të gatshëm t’i marrin centët, por “nuk tolerojnë që centët ose ndonjë objekt tjetër tu hidhen punëtorëve të tyre”.

West i tha gazetave amerikane se nuk i kishte hedhur centët, por thjeshtë monedhat ishin rrotulluar në sportel. “Kjo është natyra e monedhave. Ato rrotullohen, pasi janë të rrumbullakëta”. West tha se këtë faturë e kishte paguar disa muaj më herët, por zyrtarët e klinikës nuk ia kishin llogaritur. /Telegrafi/

Exit mobile version