Site icon Telegrafi

Amerikani dënohet me 130 vjet për vrasjen e dy vajzave në Indiana

Richard Allen, një burrë amerikan i dënuar muajin e kaluar për vrasjen e dy adoleshentëve në shtetin e Indianës, është dënuar me 130 vjet burg për vdekjen e tyre.

Trupat e adoleshentëve Liberty German, i cila ishte 14 vjeç dhe Abigail Williams, 13 vjeç, u gjetën pranë qytetit të tyre të lindjes, Delphi në vitin 2017.

Rasti për vite u hetua dhe u bë një pikë qendrore për hetuesit e krimit të vërtetë, transmeton Telegrafi.

Fitoi vëmendjen kombëtare pasi një nga viktimat regjistroi prova të mundshme në telefonin e saj, duke përfshirë audio dhe një video në Snapchat të një të dyshuari të mundshëm.

Allen, 52 vjeç, iu dha 65 vjet për secilën viktimë, sipas raporteve të mediave.

Gjyshi i Libby-t, Mike Patty, falënderoi juristët të premten, duke thënë se do të jetë përgjithmonë mirënjohës për punën e tyre, si dhe prokurorët dhe hetuesit.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për komunitetin që ai tha se kishte përqafuar familjet e viktimave “që nga dita e parë dhe vazhdon të na ngrejë lart”.

“Kanë kaluar pothuajse tetë vjet”, tha ai në një konferencë për shtyp pas seancës dëgjimore.

“Nëse jetoj deri në të 80-at, pothuajse 10 për qind të jetës sime e kam shpenzuar duke punuar për këtë”, shtoi ai.

Dy vajzat u gjetën me prerje në fyt në shkurt të vitit 2017, pranë një ure të braktisur hekurudhore dhe afër vendit ku i kishin zbritur për një shëtitje.

Telefoni i Libby-t kishte regjistruar audio të një burri që u thoshte dy vajzave të zbrisnin “poshtë kodrës” dhe kishte bërë një foto të një burri që ecte pranë shtegut.

Vdekja e tyre preku komunitetin lokal, tha sherifi i qarkut Carroll Tony Liggett, duke shtuar se shpresonte se dënimi do t’i siguronte banorët.

“Një formë drejtësie u vendos, por ajo nuk e kthen Abby apo Libby”, tha ai.

“Këto familje do të jetojnë çdo ditë pa dy nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën e tyre”, shtoi ai. /Telegrafi/

 

Exit mobile version