Amman Ahmed është bërë sensacion në internet me kanalet e tij në Youtube të cilat relaksojnë kafshët shtëpiake.
Dy kanalet e tij RelaxMyDog dhe RelaxMyCat kanë afërsisht tre milionë abonentë.
“Fillimisht nisa të bëja muzikë për t’i ndihmuar njerëzit me pagjumësinë, dhe një mik me shaka më tha ta provoja këtë metodë me qentë. Ne filluam të prodhojmë frekuenca të ndryshme, lloje të ndryshme muzike, dhe më e rëndësishmja, filluam të marrim sa më shumë informacione nga pronarët e qenve”, tha Ahmed.
Ahmed ka eksperimentuar me ide të ndryshme, ndërsa tani ofron dhjetëra lista dëgjimi për të relaksuar kafshët. Gjithashtu, ai ka krijuar kompaninë Music For Pets në Britaninë e Madhe, e cila pas popullaritetit të saj u ble nga një kompani amerikane.
Abonimet në kanalet e tij kushtojnë 4,99 dollarë në muaj, dhe më shumë se 42 milionë kafshë relaksohen nga muzikat e krijuara nga amerikani. /Telegrafi/