Site icon Telegrafi

Amerikani Christian Taylor ruan titullin olimpik në trehapësh

Amerikani Christian Taylor ka ruajtur titullin e tij olimpik në garën e trehapëshit, duke arritur rezultatin 17,86 m në provën e parë, duke dalë ashtu si dhe në Londër para patriotit te tij Will Claye (17,76 m) dhe kinezit Dong Bin (17,58 m), i cili plotësoi podiumin, të martën në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Ashtu si dhe Taylor, gjithashtu dy herë kampion i botës (2011/2015), Claye dhe Dong, i cili i dha te parën medalje olimpike vendit të tij në këtë disiplinë, realizuan rezultatet më të mira që në provën e parë.

26-vjecari Taylor ka rezultatin e dytë më të mirë në të gjitha kohërat, me 18,21 m në finalen e Botërorit të 27 gushtit 2015 në Pekin.

Rekordi botëror (18,29 m) i britanikut Jonathan Edwards reziston që prej 21 vjetësh.

Exit mobile version