Një burrë nga Iowa me më shumë se 250 rekorde botërore Guinness u përpoq të thyente rekordin e tij të mëparshëm duke mbajtur një kitarë në ballë për 1 orë e 46 minuta dhe 34 sekonda.
David Rush e kishte thyer edhe më parë një rekord të tillë por kohëzgjatja ishte më e shkurtër, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2017, ai e mbajti instrumentin në ballë për më shumë se 10 minuta. Më pas, e theu edhe këtë rekord në vitin 2021 me një kohëzgjatje prej 1 orë e 24 minuta.
Megjithatë, në gusht të vitit 2021, Christian Roberto Lopez Rodriguez, ia kishte marrë titullin duke mbajtur kitarën për 1 orë e 38 minuta dhe 14 sekonda.
Tani, amerikani Rush po përpiqet ta mposhtë kundërshtarin e tij duke dërguar edhe kërkesën tek rekordet Guinness. /Telegrafi/