Prindërit e djaloshit 6-muajsh që skion mbi ujë, janë kritikuar ashpër pas publikimit të videos që është bërë virale.
Por, ata kanë mbrojtur vendimin e tyre me fanatizëm, duke insistuar se gjithmonë e përgatisin të birin me veshje të ndryshme mbrojtëse, në rast se diçka nuk shkon sipas planit, transmeton Telegrafi.
Parents of 6-month-old under fire for waterskiing video speak out.@tjholmes https://t.co/jhHyGtIIIF pic.twitter.com/SIFsb4tV3K
— Good Morning America (@GMA) September 23, 2020
Casey dhe Mindi Humpherys nga Utah, nxitën reagime të ashpra, kur gjatë vikendit publikuan videon në Instagram të birit të tyre 6-muajsh Rich duke skijuar në liqenin Powell.
Gjatë një interviste dhënë për GMA, prindërit e tij kanë theksuar se janë krenar për veprimet e tyre, e në veçanti me aftësitë e të birit që nuk frikësohet të skijon mbi ujë dhe të shijoj në maksimum këto momente. /Telegrafi/