Site icon Telegrafi

Amerikanët më shumë po kontrabandojnë vezë sesa fentanil

Rojet kufitare amerikane gjatë muajve të fundit kanë konfiskuar më shumë vezë se sa fentanil, për të cilin presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka forcuar kontrollet kufitare. Konfiskimi ka ndodhur pasi çmimi i kutisë me vezë ka arritur në 15 dollarë.

Sipas gazetës britanike The Telegraph, që nga tetori i vitit të kaluar janë konfiskuar 3768 produkte të pulave, ndërsa gjatë të njëjtës periudhë ka pasur 352 raste konfiskimi të lidhura me fentanilin, një opioid vdekjeprurës.

Përdorimi i vezëve për trafik ka pësuar një rritje prej 36 për qind nga tetori deri tani, krahasuar me vitet e kaluara. Shumica e kontrabandës ndodh përgjatë kufirit me Meksikën, ku kutia e vezëve kushton 2 dollarë. Sasia e vezëve të konfiskuara ka rritur me 54 për qind në disa pjesë të Teksasit, ndërsa në San Diego është dyfishuar.

Shkaku i rritjes së ndjeshme të trafikimit të vezëve është rritja e shpejtë e çmimit të vezëve – 10 vezë të klasit A kushtojnë 5,90 dollarë, që është dy herë më shumë se vitin e kaluar.

Rritja e çmimit është si pasojë e gripit të shpendëve, pas të cilit shumë pula kanë vdekur ose janë detyruar të vriten.

Rriten drastitkisht çmimet e vezëve në SHBA - Trump fajëson Bidenin
Lexo po ashtu Rriten drastitkisht çmimet e vezëve në SHBA - Trump fajëson Bidenin

Ndërkohë që shumë produkte ushqimore mund të kalojnë kufirin amerikan pa pengesa, për vezët ekzistojnë kufizime të rrepta për shkak të rrezikut të përhapjes së sëmundjeve.

Ministria e Drejtësisë e SHBA-së ka nisur një hetim për të parë nëse prodhuesit e mëdhenj të vezëve kanë manipuluar çmimet, ndërsa është hartuar një plan prej një miliardë dollarësh për përmirësimin e sigurisë biologjike në fermat e pulave dhe stabilizimin e furnizimit me vezë në treg. /Telegrafi/

Exit mobile version