Site icon Telegrafi

Amerikanet shesin vezoret për 10.000 dollarë

“Ende e paguaj fakultetin, jam në kredit dhe jetoj në një banesë me qira e cila më kushton shumë, kështu që më duhen paratë së tepërmi”, ka pranuar vendimet e saj Nicole për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se me këtë gjë në fakt ka bërë një vepër të mirë për gratë të cilat nuk janë në gjendje që në mënyrë natyrale të bëhen nëna. Klinikat në mbarë Amerikën të cilat merren me problemin e plleshmërisë kanë shënuar rritje të numrit të donatorëve gjatë vitit të kaluar.

Tejkalimin e recesionit me shitjen e vezoreve në Illinois e kanë praktikuar madje 40 për qind më shumë gra gjatë vitit të kaluar duke “dhuruar” qelizat e tyre të vezoreve dhe duke shtuar llogarinë e tyre bankare për dhjetë mijë dollarë. Punën me përfitim, siç duket në shikim të parë, nuk janë në gjendje ta bëjnë të gjitha gratë.

Siç pohon ekspertja për sterilitet Katherine Bernardo, vetëm 5 deri në 7 për qind e grave të cilat paraqiten, në fund mund të dhurojnë qelizat e tyre të vezoreve. Kandidatet ideale janë ato si Nicole, gratë në moshën e hershme të njëzetave, me shëndet dhe arsimim të mirë.

Exit mobile version