Site icon Telegrafi

Amerikanët rritin interesimin për të jetuar në Zelandën e Re – ku coronavirusi është nën kontroll

Numri i amerikanëve që hulumtojnë se si të lëvizin drej Zelandës së Re, ku pandemia e coronavirusit është mbajtur nën kontroll, është rritur në 160 për qind.

Sipas The New Zealand Herald, më shumë se rreth 112.800 amerikanë kanë vizituar ueb-faqen e emigracionit të këtij vendin gjatë muajit të kaluar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporton theindependent.

Në të njëjtën kohë, pothuajse çdo një minutë një amerikan po shfleton ueb-faqen e imigracionit të Zelandës së Re, transmeton Telegrafi.

Raporti gjithashtu vuri në dukje rritje të kërkimeve në Google me termin “lëvizje në Zelandën e Re” muajin e kaluar.

Theksojmë se më shumë se 250 mijë amerikanë raportohet se kanë vizituar ueb-faqen e imigracionit të Zelandës së Re këtë vit.

Zelanda e Re ka raportuar rreth 1.500 raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, në krahasim me SHBA, ku më shumë se 4.5 milionë banorë kanë kontraktuar me coronavirusin, dhe më shumë se 150 mijë kanë vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version