Çdo i dhjeti ka ndaluar së puthuri dhe përqafuari miqtë e afërm dhe familjarët për shkak të frikës nga infektimi. Po aq nuk ua japin dorën njerëzve që i njohin.
Shëndetësia thekson se është e rëndësishme që duart të pastrohen dhe të dezinfektohen, gjë që e bëjnë dy të tretat e amerikanëve.
Anketën telefonike e ka kryer universiteti Harward me ndihmën financiare të Qendrës për kontrollimin dhe parandalimin e sëmundjeve. Një mijë njerëz janë anketuar.