Site icon Telegrafi

Amerikanet për të tetën herë rresht kampione olimpike

Kombëtarja e SHBA-ve në basketboll për femra ka fituar edhe një titull olimpik. Është titulli i gjashtë radhazi dhe i teti në total.

Për spanjollet kjo ishte medalja e parë olimpike në histori.

Të njëjtin sukses e arritën edhe serbet që në luftë për medaljen e bronztë mposhtën Francën me rezultat 70-63.

Që nga Montreali kur ka nisur të jetë pjesë e olimpiadave basketbolli, pos SHBA-ve tituj ka fituar vetëm Bashkimi Sovjetik dy të parët dhe Ekipi i Unifikuar që vinin nga pesëmbëdhjetë territore të ish-republikave Sovjetike, ekip i cili kishte qenë prezent në Barcelonë.

Exit mobile version