Telegrafi

Amerikanët paguajnë125 milion eurot brenda korrikut

Deklarata është bërë nga ana e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli.

“Qeveria synon që ta dërgojë për miratim në Parlament, kontratën e privatizimit të 85 për qind të aksioneve të kompanisë “ARMO” brenda muajit korrik. Në këtë mënyrë mund të përfshihen në buxhetin suplementar të ardhurat e siguruara nga ky privatizim”, – tha Ruli.

Konsorciumi amerikano-zviceran “Rafenery Associates of Texas, Anika Enterprises and Mercuria Energy Group”, është shpallur fitues në tenderin për privatizimin e 85 për qind të aksioneve të ARMO-s.

Investitori strategjik ka deklaruar se është gati të derdhë menjëherë në buxhetin e shtetit shumën e blerjes së aksioneve, sapo marrëveshja të miratohet në seancë plenare. Gjithashtu, përfaqësuesit e konsorciumit kanë bërë të ditur se nuk do të ketë shkurtime nga puna, përkundrazi, do të shtohet fuqia punëtore si dhe do të rriten me 30 për qind pagat e punonjësve, që në muajin e parë që do të marrë nën administrim “ARMO”-n.